''11 tetori të bëhet ditë pushimi zyrtare'', Birja: Çunat e Kombëtares dhanë zemrën në fushë ndaj Serbisë
Futbollist, Kadri Birja i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora Neës u shpreh se 11 tetori duhet të bëhet ditë pushimi zyrtare në vendin tonë pas fitore së Shqipërisë ndaj Serbisë.
Birja: Po ta diskutoj nga ana futbollistike mendoj se dje çunat përveçse luajtën aty, diçka që na kishte munguar gjithë këto kohë ka qenë ajo që dhanë zemrën në fushë.
Dje realisht hynë me zemër në fushë pastaj u futën me këmbë në fushë.
Kjo ishte gjëja më e mirë për ekipin tonë sepse po të shikoje nga i pari deri tek i fundit, pashë edhe Gripshin në fund fare që ishte në tribunë ishin në unison dhe kjo gjëja na kishte munguar prej vitesh në Kombëtare.
Patjetër që unë mendoj se 11 tetori duhet të bëhet ditë pushimi zyrtare në shtetin tonë sepse rrallë herë ndodh që të shkosh në mes të një presioni shumë të madh.
Dje kanë bërë një ndeshje të madhe të gjitha futbollistët.
