FOTO-LAJMI/ Muralja e parë për Rey Manajn, Mitrovica i thur lavdi pas golit ndaj Serbisë
Rey Manaj u kthye në heroin e Kombëtares pasi shënoi golin e fitores në ndeshjen ndaj Serbisë në Leskovac.
E gjithë tifozeria shqiptare e ka ngritur në piedestal sulmuesin nga Lushnja, ndërsa në Mitrovicë atij i është kushtuar një murale.
Në muralen e realizuar, Rey Manaj është paraqitur duke bërë simbolin e shqiponjës në stadiumin e Leskovacit.

Sipër murales ndodhet flamuri shqiptar dhe flamuri “Autochthonous”, i njëjtë me atë që Ballist Morina lëshoi me dron në stadiumin e Beogradit në vitin 2014.

Kujtojmë që Shqipëria fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Serbisë në ndeshjen e luajtur në Leskovac, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
@oranews.one Heroi i ndeshjes, Manaj publikoin festën e çmendur të cunave të Kombëtare në dhomat e zhveshjes, pas fitores me Serbinë #oranews #shqiperi #serbi #fitore #futboll #kombetarja #sport
♬ original sound - Ora News
