Pezullohen zgjedhjet për Tiranën/ Shabani: Vendimi i Kushtetueses, i ndërmjetëm
Endri Shabani nga Nisma Thurje në një intervistë në Ora News u shpreh se gjykata duhej të kishte marrë vendimin e pezullimit të datës së zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës që në momentin e parë që pati një ankim.
Shabani: Gjykata Kushtetuese duhej të kishte marrë këtë vendim që në momentin e parë që pati një ankim. Kemi parasysh në atë kohë nga gjykata Kushtetuese u arsyetua që ishte e panevojshme marrja e një vendimi të ndërmjetëm sepse pezullimi ishte automatik.
Pas ankimit që bëri Erion Veliaj në gjykatë Kushtetuese, unë kam qenë një nga ata dhe ka pasur edhe të tjerë që kërkonin që gjykata Kushtetuese të shprehej. Sepse ky është një vendim i ndërmjetëm. Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë një vendim për ta pranuar apo jo ankimin.
Por ka marrë një vendim të ndërmjetëm për të pezulluar çdo afat. Për të pezulluar çdo proces derisa gjykata Kushtetuese të shqyrtojë ankimin që do jetë me 31 tetor. Nuk kishte asnjë arsye që gjykata Kushtetuese të merrte kaq shumë kohë për këtë vendim të ndërmjetëm, pra për pezullimin e procesit.
Sot është ngritur një shtab i përbashkët pune, ku ne kemi dërguar përfaqësuesit tanë, që të jenë pjesë e grupit të punës. Unë i kam komunikuar objektivat tona si anëtar i këshillit bashkiak dhe padyshim që ky do të jetë një bashkëpunim jo vetëm në fushatë, por edhe pas zgjedhjeve.
