Erisa Xhixho: Sistemi në kolaps, shqiptarët e kanë humbur besimin te drejtësia

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, thotë se sistemi i drejtësisë në kolaps!

REAGIMI I XHIXHOS

Sistemi i drejtësisë në kolaps!

Shqiptarët e kanë humbur besimin te drejtësia sepse ajo nuk funksionon. Sot, mbi 90% e qytetarëve nuk arrijnë të marrin shërbim nga sistemi gjyqësor.

Është alarmante që disa vite pas fillimit të reformës në drejtësi, nuk kemi ende një sistem funksional, që t’i shërbejë qytetarit.

❌ Harta e re gjyqësore – dështim i paralajmëruar:

Që në fillim e kemi kundërshtuar këtë hartë. Ajo jo vetëm nuk zgjidhi problemet, por i thelloi ato. Sot, kemi:

???? Mbyllje masive të gjykatave – 18 gjykata të mbyllura në total, përfshirë edhe të Apelit në rrethe.

???? Dosjet e Apelit janë përqendruar në një gjykatë të vetme në Tiranë.

???? Nuk u mor asnjë masë për infrastrukturën apo për shtimin e gjyqtarëve.

⚖️ Sa gjyqtarë kemi për çdo 100 mijë banorë?

???????? Shqipëria: 9.8

???????? Kosova: 24.1

???????? Maqedonia: 22.3

???????? Bosnje: 29.0

???????? Mali i Zi: 42.4

???????? Serbia: 39.1

???????? Mesatarja europiane: 21.9

⛔ Jemi në fund të listës në Europë dhe rajon!

????️ Stoku i dosjeve – rekord negativ:

 • 200,000 çështje janë në pritje për t’u shqyrtuar nga vetëm 267 gjyqtarë.

 • Një proces mund të zgjasë deri 12–15 vjet për të kaluar tri shkallët.

???? Dëmi: 39 MILIONË € në 9 vite për Shqipërinë nga gjykata e Strasbugut

Për:

– Shkelje të të drejtave të njeriut

– Zvarritje procesesh

– Moszbatim vendimesh

– Shkelje të të drejtës së pronës

Kjo është drejtësia që i mohohet qytetarit të zakonshëm, që shpesh ndërron jetë pa marrë drejtësi.

???? Reforma në drejtësi nuk e arriti qëllimin e saj: një drejtësi të shpejtë, të drejtë dhe me integritet.

Para së gjithash, duhen të kuptojmë shkaqet që kanë sjellë këtë situatë kolapsi në sistemin e drejtësisë, në mënyrë që ta zgjidhim për ta vënë atë në shërbim të qytetarëve.