Pas 10 muajsh Erion Veliaj pritet të dalë nga qelia për disa orë. Shkak seanca në...
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 10 Tetor 2025, 09:57
Erion Veliaj pritet të dalë nga qelia për herë të parë jashtë dyerve të burgut dhe jashtë GJKKO me datën 31 tetor.
Sipas procedurës Veliaj do të thirret në sallën e gjyqit në Gjykatën Kushtetuese në seancën publike të tij ku do të kundërshtojë dekretin e Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë dhe VKM e qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra e Kryetarit të Bashkisë.
