Gjykata e Lartë shtyn seancën për rekursin e Ilir Metës, shkak mbledhja e gjyqtarëve në KLGJ
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 10 Tetor 2025, 10:39
Gjykata e Lartë ka caktuar datën 16 tetor ora 09.30 për të shqyrtuar rekursin e ish-presidentit Ilir Meta për zëvëndësim të masës së sigurisë.
Seanca në dhomë këshillimi ishte parashikuar të mbahej të enjten në orën 10:00, por për shkak të mbledhjes së gjyqtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqsor, nbledhja u shty për javën e ardhshme.
Ilir Meta kërkon në shkallën e tretë të gjyqsorit prishje të vendimeve të GJKKO dhe Apelit të GJKKO. Ish presidenti i vendit mbahet në qeli prej muajit tetor të vitit ta kaluar, pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme se ka konsumuar veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.
