Pas vendimit të Kushtetueses, KQZ zyrtarizon anulimin e garës në Tiranë, Celibashi: Më 9 nëntor zgjedhje në 5 bashki

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetueses, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zyrtarizuar anulimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se zgjedhjet e pjesshme do të mbahen në 5 bashkitë e tjera.

Ai tha se pezullimi i zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytet, vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila do të marrë në shqyrtim në themel dhe në seancë plenare, ankimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave.

Sipas tij, është mesë e qartë që KQZ pas vendimit të Kushtetueses nuk mund të kryejë asnjë lloj vendimi që lidhen me procesin zgjedhor në Tiranës, pasi kjo do të ishte një shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.

Ilirian Celibashi: "Në momentin kur GJK ka pezulluar atë pjesë për dekretin, është sikur ai dekret të mos ekzistojë përkohësisht. Do të ishim në thyerje të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor nëse KQZ, do të vazhdonte me procesin përgatitur të zgjedhjeve në Tiranë.

Bazuar në urdhërimin e  GJK, të gjitha institucionet, që vendimi i adresohet do të duhet ta respektojë. Kjo është e qartë. KQZ s’mund të kryejë asnjë lloj veprimi që lidhen me zgjedhjet në Tiranës.

Është çështje e kompetencës së GJK për të vendosur mbi ankim,in që është bërë nga Veliaj, në lidhje me vendimin e  shkarkimit të tij. Do të vendosë GJK e pastaj do të shohim për më tej. KQZ s’është duke zhvilluar asnjë veprimtari që lidhet me zgjedhjet në tiranë për më 9 nëntor, për shkak të urdhërimit të GJK".