Berisha përshëndet sërish marrëveshjen e paqes për Gazën: Arritje me impakt të madh në paqen botërore!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2025, 13:03
"Unë sot gjithashtu para jush dua të përshëndes edhe njëherë marrëveshjen historike të fazës së parë të planit të paqes për Gazën.
Është një arritje, në vlerësimin tim, e jashtëzakonshme dhe uroj dhe shpresoj që fazat e tjera të ndjekin fazën e parë dhe Lindja e Mesme të dalë nga spiralja e konfliktit.
Izraelitët, palestinezët dhe kombet e tjera të jetojnë në paqe dhe prosperitet në këtë vend. Kjo është një meritë e jashtëzakonshme e presidentit Donald Trump.
Natyrisht edhe e aktorëve të tjerë, të cilët ai i citoi në arritjen e kësaj marrëveshje. Një arritje me një impakt të madh në paqen botërore," tha Berisha.
