Anulimi i “lojës” në Tiranë, Begaj: Respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Presidenti i Republikës Bajram Begaj thotë se nuk është penduar që ka dekretuar zgjedhjet për Tiranën, edhe pse kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, kishte ankimuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave.

"Respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese", theksoi Begaj.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetueses, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zyrtarizuar anulimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se zgjedhjet e pjesshme do të mbahen në 5 bashkitë e tjera.