''Shqipëria gjithmonë e para për korrupsion'', Leka: Në 10 vitet e fundit rreth 700 mijë qytetarë janë larguar nga vendi

Aktivisti nga Lëvizja Bashkë, Klodi Leka i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ka statistika që tregojnë se Shqipëria nuk është fare një vend normal.

Leka: Normaliteti nuk mund të vendoset vetëm nga rreshtimi ose rezultati politik.

Ka edhe statistika dhe matsa të tjerë që tregojnë se Shqipëria nuk është fare një vend normal.

Në kuptimin në 10 vitet e fundit ne kemi deklaruar tashmë kemi pothuajse 500 deri në 700 mijë qytetarë që janë larguar nga vendi.

Në të gjitha raportet ndërkombëtare që nxirren rreth standarteve ekonomike apo lirive e të drejtave politike e demokratike, Shqipëria është gjithmonë e para për korrupsion.

Kemi filluar që të mos matemi dot as me vendet tona të rajonit, me Kosovën, Malin e zi e Maqedoninë e Veriut.

70% e të rinjve thonë që ne po të  na jepet mundësia e parë, ne largohemi nga ky vend.