“Kandidatët e PD-së për zgjedhjet e pjesshme janë me reputacion të shkëlqyer” Berisha: Imagjinoni Florian Binajn përballë Manastirliut

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për zgjedhjet e pjesshme të të 9 Nëntorit, që do të mbahen në 6 bashki të vendit.

Berisha tha se kandidatët e PD-së janë kandidatura me reputacion të shkëlqyer në krahasim me kandidatët socialistë.

Sali Berisha: Kam kënaqësinë t’ju informoj se në të gjitha zonat ku zgjedhjet zhvillohen janë përzgjedhur ose kanë kandiduar kandidatura të pavarura ccka do të thotë që e kanë mirëpritur shumë këtë model të përzgjedhur kësaj here nga PD dhe aleatët e saj.

Kandidatura me reputacion të shkëlqyer, qoftë në Vlorë, Berat, Cërrik Tepelenë dhe Mat. Ne u ofruam qytetarëve një model, nuk është se nuk e kemi përdorur, e kemi përdorur edhe në vitet 2001 edhe më tej. E rëndësishme është që janë paraqitur kandidatura eprore me ato që dërgon partia e krimit.

Imagjinoni Florian Binon me keqbërësen Manastirliun që edhe vetë është bërë verem kur mori vesh se emërohet nga Rama, sepse e di që qytetarët nuk mund t’ia falin vjedhjen e saj.