Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Partia Demokratike zyrtarizon EMRIN e kandidatit për bashkinë Mat
Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin e saj për bashkinë e Matit në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit.
Demokratët kanë përzgjedhur Eduart Brahilikën, me profesion avokat për të garuar për bashkinë Mat.
Brahilika do të garojë në garën për kryebashkiak përballë Altin Bojnit të përzgjedhur nga Partia Socialiste.
Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë.
Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë.
Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë.
Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës.
Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama.

