''Nuk ka akuza më të rënda për një zyrtar'', Myzyraj: Po hyjmë në zgjedhje sepse Veliaj është në burg për 13 akuza

Gazetari, Isa Myzyraj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se jemi duke hyrë në zgjedhje për bashkinë e Tiranës sepse Erion Veliaj është në burg me 13 akuza nga prokuroria.

Myzyraj: Më duket sikur jetojmë në një vend çudirash deri diku.

Sepse duhet shkuar tek thelbi, pse janë duke u bërë zgjedhjet?

Se këto nuk janë zgjedhje normale.

Sepse në kushte normale në 2027 ne mund të flisnim kush është në avantazh dhe kush është në disavantazh.

Ne jemi duke hyrë në zgjedhje sepse kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është në burg sot i akuzuar nga prokuroria speciale me 13 akuza që janë veprat penale më të rënda që mund ti bëhen një zyrtari të zgjedhur në Republikën e Shqipërisë.

Pra nuk ka akuza më të rënda për një zyrtar, përveç terrorizmit dhe veprimeve që cënojnë sigurinë e shtetit pra spiunazh.

Akuzat që i ka Erion Veliaj sot, kryetari i bashkisë së Tiranës nuk i ka asnjë zyrtar tjetër të përmbledhura në mënyrë kaq të bukur.

Dhe në këto kushte duke e ditur se pse janë duke u bërë zgjedhjet, PS në një vend normal në një vend me demokraci funksionale duhej të hynte zvarrë në zgjedhje, me kokën ulur dhe duhej të priste një rezultat katastrofal.