Gjyli: Manastirliu i plotësonte të gjitha kriteret për të qenë një kandidate e denjë në siglën e PS
Pedagogia, Arsejda Gjyli e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Manastirliu i plotësonte të gjitha kriteret për të qenë një kandidate e denjë në siglën e PS.
Gjyli: Ideja është që ka një lloj unifikimi shumë të shpejtë të strukturave të PS të cilat janë angazhuar në një farë mënyre gjatë kohës kur nuk ishte shpallur akoma kandidatura e opozitës së bashkuar dhe po ashtu edhe kandidatura e zotit Qori e cila erdhi përpara shpalljes së kandidaturës nga opozita e bashkuar.
Pati një unifikim dhe një lloj solidarizimi të menjëhershëm dhe nuk është se kishte ndonjë lloj diskutimi po themi për figurën e Manastirliut.
Duke qenë se në një farë mënyre ajo përfaqësonte dhe i plotësonte të gjitha kriteret për të qenë një kandidate e denjë në siglën e PS.
Duke qenë se ka mbajtur funksione të tilla shumë të rëndësishme të institucioneve të cilat ajo ka drejtuar.
Ka treguar në një farë mënyre një lloj efikasiteti në të gjithë punën e saj.
Ka qenë një nga drejtuese politike të Tiranës.
