Rama pret sot Kryetarin e Bashkisë së New Yorkut, Eric Adams
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2025, 10:58
Kryeministri Edi Rama do të presë sot në një takim Kryetarin e Bashkisë së New Yorkut, z. Eric Adams, në orën 12:00.
Pas takimit, të dy udhëheqësit do t’i drejtohen përfaqësuesve të medias me një deklaratë të përbashkët, e cila do të zhvillohet në ambientet e jashtme të Kryeministrisë, pranë Piramidës.
