Krimi te Gjykata e Apelit, zbulohet FOTOJA e autorit Elvis Shkambi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2025, 18:57
Kjo është fotoja e autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Elvis Shkambi vrau me 3 plumba gjyqtarin pas përfundimit të seancës gjyqësore në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit.
Elvis Shkambi ishte në një proces gjyqësor për një pronë në Shkodër, teksa çështja kishte kaluar në Apelin e Tiranës.
Mësohet se pasi gjyqtari Kalaja dha vendimin kundër Elvis Shkambit dhe xhaxhait të tij i pranishëm në seancë, Gjon Shkambi, Elvisi nxori armën dhe qëlloi me 3 plumba në gjoks ndaj gjyqtarit dhe plagosi gjithashtu babë e bir Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces me të cilët Shkambi ishte në gjyq.
Babë e bir ndodhen në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
