Ngjarja e rëndë tek gjykata e Apelit/ Reagon Dhoma e Avokatisë: Thirrje alarmi për sigurinë e jetës dhe shëndetit të kolegëve

Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë shprehu tronditjen e thellë për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, duke i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

Në një reagim zyrtar, Dhoma thekson se kjo ngjarje përbën një goditje të rëndë për sistemin e drejtësisë dhe shtetin e së drejtës, dhe përbën thirrje alarmi për sigurinë e jetës dhe shëndetit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve.

Reagimi i Dhomës së Avokatisë: 

Te tronditur thellesisht nga ngjarja, lidhur me vrasjen ne ambjentet e gjykates te Gjyqtarit te Gjyjates se Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, kolegut dhe mikut Tone Astrit Kalaja, trupa e avokateve i percjell familjes ngushellimet me te thella.

Kjo ngjarrje eshte gjithashtu nje goditje per te gjith sistemin e drejtesise dhe shtetit te se drejtes.

Kjo ngjarje, per kedo eshte nje thirrje alarmi per sigurine, se pari te jetes dhe shendetit te kolegeve, gjyqtarve dhe prokuroreve dhe njekohesisht nje thirrje edhe per avokatet per thellimin e punes per ndergjegjesimin e paleve ne procese penale, civile dhe administrative per c’ka atyre ju takon ligjerisht dhe per pritshmerite ne proceset ku ata perfaqesojne palet .