Sulmi ndaj gjykatësit/ Policia ndalon punonjësin e sigurisë, ishte përgjegjës për skanerin në hyrjen e institucionit

Policia e Shtetit ka ndaluar punonjësin e sigurisë së gjykatës së Apelit, i cili ishte përgjegjës për skanerin e sigurisë në hyrjen e institucionit.

Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, autoritetet kanë ngritur dyshime të forta në lidhje me këtë aspekt të sigurisë.

Kjo vjen, pasi autori Elvis Shkambi arriti të fusë një pistoletë në sallën e gjyqit, me të cilën vrau gjyqtarin Astrit Kalaja.

Gjithashtu gjatë të shtënave me armë zjarri mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë që ishin palë në gjyq me autorin.

Ndërkohë autori i dyshuar i krimit, Ervis Shkëmbi, u arrestua nga policia, në momentin e arrestimit, ka deklaruar se e ka vrarë gjyqtarin për çështje prone.