U gjet i pajetë në lumin Vjosa, ja çfarë dyshohet për 62-vjeçarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2025, 14:39
Ditën e djeshme është gjetur pa shenja jete pranë lumit Vjosa, në Këlcyrë, shtetasi G. L, 62-vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se viktima është rrëzuar aksidentalisht në lumë dhe për pasojë ka humbur jetën.
NJOFTIMI:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, pasi dje, është gjetur pa shenja jete, në lumin Vjosa, shtetasi G. L., 62 vjeç, banues në Këlcyrë. Nga veprimet e para hetimore dyshuar se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në lumë dhe për pasojë ka humbur jetën.
