Prej kohësh në konflikt për pronat, babai i autorit të sulmit ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja prej vitesh në konflikt për pronat

Ndryshime të dinamikës në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit.

Mësohet se autori i ngjarjes nuk është Gjon Shkambi, por djali i tij, Elvis Shkëmbi.

Babai i autorit, Gjon Shkambi, pak vite më parë në një reagim për mediat kishte deklaruar se është pronari i ish-shkollës së rezervave në Shkodër.

Ai thotë se është pronari i godinave ku jetonin 31 familje dhe pronat i ka me dokumentacion të rregullt që i ka fituar përmes proceseve gjyqësore.

Shkëmbi kërkonte nga policia dhe përmbarimi, lirimin e pronave të tij.

Në vitin 1992, 31 familjet me vendim të bashkisë Shkodër u vendosën në godinën e ish-shkollës së rezervave të ndërtimit.