E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet gjyqtari Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, arrestohet autori (FOTO)

Është qëlluar me armë zjarri ditën e sotme gjyqtari Astrit Kalaja pranë ambienteve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

Burime për Ora News bëjnë me dije se gjyqtari Kalaja u transportua në rëndë shëndetësore drejt Spitalit, por rrugës ndërroi jetë.

Autori Elvis Shkëmbi është vënë në pranga nga policia. Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, i pranishëm në ambientet e Gjykatës së Apelit.

Policia: Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit. Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen.

E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet gjyqtari Astrit Kalaja