SULMI TE APELI/ Në vendngjarje prokurorët e SPAK-ut, të lënduar edhe babë e bir, ja si paraqitet gjendja e tyre

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku si pasojë e një sulmi me armë zjarri është vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas burimeve, njëri prej tyre është aktualisht në sallën e operacionit, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i plagosuri tjetër po merr mjekim në spital, gjithashtu pa rrezik për jetën. 

Babai ka plagë të lehta në kraharor dhe këmbë, ndërsa djali ka plagë të lehta në dorë. 

Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si Elvis Shkëmbi. Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën dhe motivet e plota të këtij akti të rëndë kriminal.

Ndërkohë vendin e ngjarjes kanë zbritur edhe dy prokurorët e SPAK-ut Adnand Xholi dhe Vladimir Mara.