Krimi në Apel/ Autori Elvis Shkëmbi ishte në proces gjyqësor për prona. Pamje nga vendngjarja!

Është qëlluar me armë zjarri ditën e sotme gjyqtari Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

Burime bëjnë me dije se gjyqtari Kalaja, i cili u qëllua në ambientet e gjykatës u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, ku më pas humbi dhe jetën nga plagët e marra.

Elvis Shkëmbi ka qëlluar me tre plumba mbi gjyqtarin Astrit Kalaja, në momentin që ai ka qenë duke dhënë vendimin lidhur me autorin e ngjarjes së rëndë. 

Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, i cili ka qenë i pranishëm në ambientet e Gjykatës së Apelit.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policore, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Krimi në Apel/ Autori Elvis Shkëmbi ishte në proces gjyqësor
Astrit Kalaja dhe Gjon Shkëmbi, babai i autorit, Elvis Shkëmbi