Humbja ndaj Tiranës, Partizani shkarkon trajnerin serb dhe dy ndihmësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2025, 18:05
Klubi i Futbollit Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Mladen Milinković.
Pas analizës së bërë mbi paraqitjet dhe rezultatet e skuadrës në këto 6 javë të kampionatit, klubi ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin Milinkoviç dhe dy ndihmësit e tij.
Shkarkimi i Milinkoviç vjen pas humbjes së rëndë në derbin e kryeqytetit ku Demat u nënshtruan me rezultatin 3-0 nga bardheblutë e Tiranës.
