Bakaj: Lojtari më i mirë i derbit u shpall 17-vjeçari i Tiranës, i vetmi që e ndjente fanellën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2025, 21:48
Menaxheri i futbollit, Edvan Bakaj i ftuar në emisionin ‘’Ora sport’’ në Ora News u shpreh se lojtari më i mirë i derbit u shpall 17-vjeçari i Tiranës, Vogli i cili ishte ndoshta i vetmi që e kuptonte dhe e ndjente fanellën dhe rëndësinë që ka derbi.
Bakaj: Unë doja të prekja vetëm një detaj të vogël.
Sepse qoftë Tirana por edhe Partizani kanë shumë lojtarë që kanë ardhur, vijnë vit pas viti.
Janë këtu edhe nuk e kuptojnë atë pjesën e derbit, siç e kupton një lojtar shqiptar.
Dhe jo më kot lojtari i ndeshjes ishte 17-vjeçari Vogli, i dalë nga akademia e Tiranës.
Ndoshta është i vetmi që e kupton dhe e ndjen fanellën dhe rëndësinë që ka derbi.
