SIMEONE SHERR ME ARBITRIN/ U la me 10 lojtarë duke i shkaktuar barazimin: I paturp
Përjashtimi me karton të kuq i mbrojtësit i kushtoi barazimin Atletiko Matridit. Vendimi i arbitrit la të pakënaqur lojtarët dhe trajnerin Simeone, i cili shpërtheu me ofendime dhe akuza
Atletiko e Madridit nuk arriti të shfrytëzojë përballjen me Celta Vigon që renditet në vendet e funtit në La Liga.
Barazimi 1 me 1 solli jo pak zemërim nga skuadra madrilene ndaj arbitrit.
Në minutën e 40-të, mbrojtësi Lenglet u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua, duke e lënë ekipin e Simeones me dhjetë lojtarë për më shumë se 50 minuta lojë.
Pamjet televizive e treguan trajnerin Diego Simeone duke i thënë arbitrit “Sos un caradura”, një i paturp, një reagim që pasqyronte tensionin në pankinën e Atletikos.
Kapiteni Koke, pas ndeshjes, u shpreh me tone të qeta por kritike: “Nëse arbitri e ka parë si të tillë, është vendimi i tij. Por mund të kishte nxjerrë disa kartonë edhe për kundërshtarin”, tha ai.
Në kampin madrilen mbizotëron bindja se gjykimi nuk ishte i njëjtë për të dy skuadrat.
Disa ndërhyrje të forta ndaj Koke, Le Normand dhe Nico, sipas tyre, mbetën pa ndëshkim, ndërsa Lenglet u përjashtua për një faull të lehtë në mesfushë.
Simeone dhe drejtuesit e klubit kujtojnë raste të mëparshme me të njëjtin gjyqtar.
Në Kupën e Mbretit të vitit 2023, Atletico publikoi madje një komunikatë zyrtare kundër tij, pas eliminimit ndaj Real Madridit, duke e akuzuar për “dy standarde”.
Edhe atëherë, Savic u përjashtua, ndërsa një ndërhyrje e ashpër e Dani Ceballos mbeti pa ndëshkim.
Gjithashtu, në sezonin 2022-23 ndaj Real Sociedad, një gol i Correas u anulua dhe një tjetër i Sadiq u pranua pavarësisht një prekjeje me dorë – episode që Atletico i cilëson si “vendime që e kanë ndikuar rezultatin”.
Pas barazimit në Vigo, Atletico e sheh veten tetë pikë larg Real Madridit dhe ende pa fitore jashtë fushe.

