UEFA u beson gjyqtareve shqiptare “të fishkëllejnë” edhe në Europë…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2025, 12:39
UEFA i ka besuar ndeshjen mes BK Hacken FF - GKS Katowice, e vlefshme për raundin e dytë të UEFA Women’s Europa Cup, do të drejtohet nga një ekip prej katër gjyqtaresh shqiptare.
Emanuela Rusta është gjyqtarja kryesore e takimit, ndërsa Mirjeta Salla dhe Koleta Prenga do të jenë asistentet e saj. Kejsi Tafili është caktuar si arbitre e katërt. Ndeshja do të luhet më 7 tetor në stadiumin “Hisingen Arena” në Suedi.
Rusta dhe ekipi i saj i gjykimit kanë qenë të angazhuara edhe më herët në ndeshje të rëndësishme europiane, por kjo shënon herën e parë që ato drejtojnë një sfidë në kompeticionin më të ri të UEFA-s për vajza. Një tjetër hap përpara dhe për arbitrimin shqiptar në arenën ndërkombëtare.
