ISH-PORTIERI I FUTI SHERRIN! Priti penalltinë e Espanyol në minutën e 103, përplasje mes tifozëve

Real Betis vijon të bëjë surprizë te Betis duke qëndruar në vendin e katërt në La Liga. Mbrëmjen e së shtunës ishte portiere që priti në minutën e 103 duke mos lejuar barazimin në shtëpinë e espanyol. Dështimi solli përplasje në tribunë edhe nga fakti se guardian i portës ishte sezonin e shkuar pjesë e Espanyol

Ndeshja mes Espanyol dhe Real Betis përfundoi me tension të lartë, pas një fundi dramatik në “RCDE Stadium”. Ish-portieri i Espanyolit, Pau López, u bë heroi i mbrëmjes për skuadrën andaluze pasi priti një penalti vendimtar në minutën e 103-të, duke i siguruar Betisit fitoren 1–2.

Vendasit zhbllokuan rezultatin që në minutën e 15 me një gol të lozanos, ndërsa e mbrojtën rezultatin në pjesën e parë

Pas kthimit në fushë ishin miqtë që shënuan dy here në një lojë të fortë e ku Espanyol kërkoi barazimin deri në fund.

Megjithatë penalltinë e marrë nuk arritën ta kthenin në gol, ndërsa pas atij momenti, atmosfera shpërtheu.

Në tribunë, shpërtheu një përleshje mes tifozëve dhe drejtuesve të pranishëm, siç tregojnë pamjet e publikuara nga televizioni LTV 21.

Sipas burimeve të gazetës MARCA, në atë zonë ndodhej edhe Joan Collet, ish-president i Espanyolit , së bashku me djalin e tij. Gjithçka nisi pas festës së zjarrtë të tifozëve të Betisit për pritjen e Pau López-it, gjë që zemëroi një pjesë të vendasve.

Situata u neutralizua shpejt falë ndërhyrjes së sigurisë së stadiumit, e cila ndau të përfshirët dhe mbajti tifozët andaluzë të ndaluar përkohësisht deri në qetësimin e zonës. Nuk pati të plagosur apo të arrestuar, konfirmuan autoritetet.

Nga ana sportive, Pau López – i rritur në akademinë e Espanyolit – jo vetëm që ndali penaltinë e Javi Puado-s, por e mbylli ndeshjen me një gjest simbolik, duke vendosur duart te veshët për t’u “përgjigjur” fishkëllimave të ish-tifozëve të tij në Cornellà.

Megjithatë tashmë pas javës së tetë betis vazhdon të surprizojë duke qëndruar në vendin e katërt dhe tre fitore me radhë.