VIDEO/ Çast i frikshëm… Ylli Angel Correa dhe vajza e tij "takohen" me një ari!

Monterrey ndodhet në verilindje të Meksikës, në rrëzë të Sierra Madre Oriental. Që nga vera e kaluar, Angel Correa është zhvendosur atje me gruan dhe tre fëmijët e tij.

Kampioni i botës argjentinas, pas një karriere të shkëlqyer dhjetëvjeçare në Evropë me fanelën e Atletico Madrid, u rikthye në kontinentin amerikan për Tigres, i cili ndodhet në zonën metropolitane të Monterrey.

VIDEO/ Çast i frikshëm… Ylli Angel Correa dhe vajza e tij

Correa kishte dalë për një shëtitje me vajzën e tij të vogël dhe gruan të premten pasdite kur ata patën një takim të papritur disa metra larg shtëpisë së tyre, e cila është pranë një pylli. 

Sulmuesi me përvojë pa një ari të vogël që po shkonte drejt tyre dhe, i tmerruar, rrëmbeu vajzën e tij dyvjeçare dhe filloi të vraponte prapa me gruan e tij që po regjistronte gjithçka në telefonin e saj!

Kur e kuptoi se ariu nuk kishte qëllime agresive, Correa ndaloi së vrapuari dhe e shikoi gruan e tij me një buzëqeshje nervoze, ndërsa Lia e vogël, e patrazuar, gjithashtu buzëqeshi në kamera.

"Dikush erdhi të na vizitojë" ishte mbishkrimi i shkruar nga gruaja e futbollistit që shoqëronte videon, e cila u bë menjëherë virale, pasi Correa është një nga figurat e dashura të kombëtares së Argjentinës.