Pep Guardiola arrin 250 fitore me Manchester City

Me fitoren 1-0 të Manchester Cityt ndaj Brentfordit dje, Pep Guardiola tani ka 250 fitore me klubin e Cityt, duke e arritur këtë sukses në vetëm 349 ndeshje.

Një sukses që e bën atë trajnerin më të shpejtë që e arrin këtë sukses në të gjithë historinë e Premier League, 55 ndeshje përpara Alex Ferguson, të cilit i duheshin 404 ndeshje me Manchester United për ta arritur këtë.

Përqindja e fitoreve të trajnerit katalanas që nga mbërritja në Manchester (2016) është marramendëse.

Një përqindje fitoreje prej 71.6% në 349 ndeshjet që ai ka drejtuar si trajner i klubit të Manchesterit.

Shumë larg  65.2% të Alex Ferguson. Një dominim që e ka ndihmuar Cityn të fitojë gjashtë tituj lige që kur Guardiola mori drejtimin e ekipit.

Sezoni i Guardiolës me Cityn ishte më i suksesshmi midis viteve 2020 dhe 2024.

Gjatë këtyre katër viteve, skuadra e Cityt fitoi katër tituj radhazi në ligë, duke shënuar mesatarisht 28 fitore për sezon, dhe gjithashtu ngriti trofeun e parë të Ligës së Kampionëve për klubin.

Do të shohim nëse, pas sezonit të dobët të vitit të kaluar, skuadra mund të rikuperohet dhe të kthehet në garën për titullin e ligës. Ata aktualisht renditen në vendin e pestë me 13 pikë, vetëm tre pas liderëve të Premier League, Arsenalit.