Riformatohet bashkia Fier/ Balluku prezanton 4 nënkryetarët: Shërbejuni qytetarëve

Në bashkinë e Fierit u prezantuan 4 nënkryetarët e rinj.

Në prezantimin e tyre zëvendëskryeministrja Belinda Balluku kërkoi shërbime për qytetarët dhe transparencë.

Nusret Avdullai, Mirela Pitushi, Mariglen Hoxha dhe Erald Qirio do të jenë nënkryetarët e rinj të bashkisë së Fierit.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku si drejtuese politike në fier, bëri të ditur riformatimin e ebashkisë

''Sapo prezantuam katër nënkryetarët e rinj. Kemi nisur një proces me kryetarin prej disa muajsh për një riorganizim të mirëfilltë të bashkisë.

Pikërisht, ajo që thamë në takimin me punonjësit është që pas një pune shumë të mirë që është bërë këtu në Fier, duhet thënë që Fieri ka ndryshuar katërcipërisht dhe është normale që ti sa më shumë punon, sa më shumë ngre, aq më shumë rritet kërkesa e qytetarëve.''

Balluku theksoi rëndësinë e ndarjes së detyrave dhe më shumë angazhim për të plotësuar kërkesat e qytetarëve.

''Për këtë arsye, duhet një riorganizim i thellë dhe një ndarje e mirë e detyrave, dixhitalizimi i proceseve të bashkisë së Fierit dhe mbi të gjitha transparencë për qytetarët, diçka që kërkohet kudo sot në administratën publike dhe lokale.

Besoj që me grupin e nënkryetarëve për Armandon puna do të jetë më e thjesht, territoret do të jenë më të mbuluara dhe qytetarët do të jenë më afër administratës lokale''.

Reforma në pushtetin vendor nisi në muajin korrik kur kryeminsitri Edi Rama kërkoi ndryshimin e administratorëve, nënkryetarëve dhe drejtuesve në të gjithë bashkitë.