Nis viti i ri Akademik, Xhixho: Numri i studentëve të rinj sa vjen e tkurret! Në krahasim me vitin e kaluar, janë 20% më pak

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes rrjeteve sociale thekson se: “Në këtë fillim viti akademik, dua t’u uroj suksese studentëve dhe kolegëve të mi pedagogë.

Një urim i veçantë për mijëra maturantë që ulen sot për herë të parë në auditorë.

Largimi masiv i të rinjve vijon të jetë edhe këtë vit plaga nga e cila lëngojnë universitetet e vendit.

Numri i studentëve të rinj sa vjen e tkurret, duke bërë që në pjesën dërrmuese të fakulteteve ata të jenë më pak se kapacitetet universitare.

Degë që më parë kanë pasur dhjetëra dhe qindra kuota studimi, sot i numërojnë studentët e rinj me gishtat e njërës dorë.

Në krahasim me vitin e kaluar, janë 20% më pak studentë të regjistruar në raundin e parë të studimeve në ciklin bachelor.

????Në vitin 2024 ishin 19 mijë të regjistruar

???? Në vitin 2025 janë 16 mijë të regjistruar

???? Pra, 3 mijë studentë më pak!

???? Në vitin 2016, Shqipëria kishte 117 mijë studentë

???? Në vitin 2024, numri ka rënë në 86 900

???? Kemi humbur 30 100 studentë!

???? Vetëm Universiteti i Tiranës ka humbur 6 000 studentë!

Ndërsa universitetet boshatisen, problemet e arsimit të lartë vetëm thellohen:

???? Degët e mësuesisë po braktisen, rrezikojmë që në 3-4 vite të mbetemi pa mësues

???? Studentët përballen me dyfishimin e kostos së jetesës

???? Kërkimi shkencor nuk financohet

???? Pedagogët janë të keqpaguar

???? Nuk ka harmonizim mes universiteteve dhe tregut të punës

Prej vitesh, Ministria e Arsimit nuk u ofron dot të rinjve një alternativë reale kundër largimit nga vendi. Sepse për këtë qeveri, arsimi dhe të rinjtë nuk kanë qenë kurrë prioritet!”