Përfundon mbledhja e Kryesisë/ Dalin detajet nga vendimet e marra

Përfundon mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, në mbledhje u diskutua për kandidatin e opozitës për Tiranën dhe 5 bashkitë e tjera që do të shkojnë në zgjedhje më 9 nëntor.

Pas mbledhjes së Kryesisë, PD do të zhvillojë takime me partitë e tjera opozitare për të konkluduar një emër për kandidaturën e përbashkët për Bashkinë e Tiranës.

Në takim është vendosur lidhur me kandidatët ndërsa sot do të ketë takime me partitë e tjera për të dalë me emrin final.

Gjatë një prononcimi për mediat pak para takimit kreu i opozitës shqiptare Sali Berisha deklaroi se “shpresojmë që sot të kemi një kandidat për Tiranën, do konsultohemi dhe me aleatët”.