PAA mbështet kandidaturën e Florian Binajt për Bashkinë e Tiranës
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka shprehur mbështetjen për kandidaturën e Florian Binajt në garën për Bashkinë e Tiranës, duke e cilësuar si një figurë qytetare dhe me integritet.
"Partia Agrare Ambientaliste (PAA) vlerëson pozitivisht kandidaturën e Florian Binajt, të mbështetur nga Partia Demokratike, për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Z. Binaj përfaqëson një profil qytetar dhe intelektual aktiv, i angazhuar në mbrojtjen e interesit publik, të mjedisit dhe cilësisë së jetesës.
PAA e sheh pjesëmarrjen e tij si një alternativë ndryshe, që sjell frymë bashkëpunimi dhe përfaqësim dinjitoz të qytetarëve.
Ne besojmë se bashkimi i forcave opozitare rreth figurave me integritet dhe përgjegjësi është rruga e duhur për të rikthyer besimin e qytetarëve në politikë dhe administrim lokal", ka shkruar Agron Duka në Facebook.
