Ndryshim bashkive dhe Kodit Zgjedhor, PS kërkon nga opozita emrat për dy reformat

PS nuk humbet kohë për ndryshimin e kodit zgjedhor dhe për reformën territoriale. Me deklaratën se janë për depolitizim të komisioneve dhe transparencë financiare në fushatë, por pa deklaruar nëse kërkojnë më shumë apo më pak bashki, selia rozë i kërkoi partive të opozitës emrat që do diskutojnë të dy reformat

Socialistët nuk kanë pritur për të nisur komisionet e posaçme në ndryshimet për Kodin Zgjedhor por dhe reformën territoriale.

Sa i përket ligjit elektoral depolitizimi i komisioneve por dhe transparenca e shpenzimeve të partive do të jenë në qendër të vëmendjes së mazhorancës.

Në mbledhjen e grupit të deputetëve të selis rozë u dha dakordësia dhe për reformën administrative, por pa deklaruar nëse janë për më pak a më shumë bashki.

PS ka gati dy emrat e kryetarëve ndërsa ftesa do t'i bëhet dhe partive të opozitës.

Nëse palët do të gjejnë dakordësinë, atëherë do të bëhet e mundur që votimet e dy viteve më pas në bashki të zhvillohen me ndryshimet në ligji.