NGEC RAPORTIMI TE “ARSIMI”/ PD: Kumbaro shmangu Kuvendin, shkollat pa siguri! PS: Ministrja në aktivitet

Raportimi mbi arsimin përgjatë vitit 2024 nuk u arrit të zhvillohej në parlament. PD akuzoi ministren për mungesë dhe për pasiguri në shkolla, ndërsa socialistët theksuan investimet dhe garancinë duke kërkuar një tjetër datë për prezencën e Mirela Kumbaros

Mungesa e ministres së re të Arsimit, Mirela Kumbaro, në komisionin parlamentar, bëri që opozita dhe mazhoranca të përplaseshin mbi zhvillimin e raportimit.

Demokratët e konsideruan mungesë përgjegjshmërie ndaj parlamentit dhe një veprim anti-ligjor.

Shkak i mungesës u dha aktiviteti në nisjen e vitit akademik, ndërsa e majta kërkoi vijimin me zëvendësministren

Nuk munguan as akuzat për pasigurinë në shkolla.

Deklaratat e opozitës u kundërshtuan prej së majtës që paraqiti të dhëna mbi investimet dhe rritjen e  sigurisë.

Në mungesë të Kumbaros palën ranë dakord të koordinojnë me ministrinë për një tjetër datë të raportimi.