VIDEO/ Xhixho: Trafiku i çmendur në Tiranë – një hall i përditshëm për qytetarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2025, 12:33
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes një videoje të publikuar në faqen e saj zyrtare në rrjetin social denoncon situatën e rënduar të qarkullimit rrugor në Tiranë.
Në komentin bashkëngjitur videos në fjalë, Xhixho thotë se ky është një nga hallet e përditshme të qytetarëve shqiptarëve, i cili nuk merr zgjidhje prej kohësh tashmë.
“Trafiku i çmendur në Tiranë – një hall i përditshëm për qytetarët”, shkruan deputetja Erisa Xhoxho në komentin bashkëngjitur videos.
