FOTO/ Durrësi mirëpret Kampionatin Botëror të Shahut për të rinj, mbi 700 garues nga 80 vende

Durrësi është sot në qendër të vëmendjes ndërkombëtare si mikpritës i Kampionatit Botëror të Shahut për të Rinj FIDE U14, U16 dhe U18, një ngjarje e rëndësishme sportive që ka mbledhur mbi 700 shahistë nga rreth 80 vende të botës, për t’u përballur në 11 raunde plot strategji, pasion dhe talent të ri.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se në këtë atmosferë të gjallë sportive e intelektuale, Shqipëria po dëshmon edhe një herë kapacitetet e saj për të organizuar aktivitete të nivelit botëror, duke e kthyer Durrësin në një skenë ku bashkohen turizmi, kultura dhe sporti.

FOTO/ Durrësi mirëpret Kampionatin Botëror të Shahut

“Një turne që afirmon potencialin e të rinjve dhe vendin tonë si një destinacion që frymëzon dhe bashkon”, u shpreh Gonxhja.