Humbja në derbi ndaj Tiranës/ Lekbello: Partizani ka probleme, lojtarët që ka blerë s'janë kualitativ
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2025, 21:12
Ish-futbollisti i Kombëtares, Artur Lekbello i ftuar në emisionin ‘’Ora sport’’ në Ora News u shpreh se Partizani ka shumë probleme në ekzekutimin e lojës dhe se lojtarët që ka blerë në merkato nuk janë cilësorë.
Lekbello: Unë do të veçoja golat nga ajo që pritej për zhvillimin e lojës dhe për një derbi me ngjyra shumë më të bukura në ekzekutimin e saj.
Por shija ishte e hidhur për Partizanin.
Për vetë faktin se nuk diti të shfrytëzonte hapësirat e mundshme që u krijuan qoftë edhe në menaxhimin e 90 minutëshit që për mendimin tim ka shumë probleme.
Ka shumë probleme në ekzekutimin e lojës.
Vërtet Partizani ka bërë blerje, por nuk më duken lojtarë kualitativ që mund ti përgjigjen peshës së fanellës së Partizanit.
