EMRI/ Gjendet një person pa shenja jete në mes të rrugës në Babrru, dyshohet se...

Një person, i identifikuar si Hajdar Ismailgeci dyshohet se është vrarë me thikë pasi është gjetur i vdekur në zonën e Babrrusë.

Viktima është gjetur i pajetë në mes të rrugës pranë shkollës “Azem Hajdari”.

Dyshohet se i ndjeri ka plagë të shkaktuar nga thika.

Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe ambulanca. Grupi hetimor ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Ndërkohë, trupi i viktimës do të dërgohet në morg për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç.

Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.