Meltem Ayran rrëfen sekretet e kujdesit natyral ndaj lëkurës që kryhen në Spitalin Amerikan

Dr. Meltem Ayran, një nga emrat më të njohur të mjekësisë estetike në Turqi, ishte e ftuara e emisionit "Epiqendër", të moderuar nga gazetarja Sonila Musai në Ora News.

Me një përvojë mbi 16-vjeçare në fushën e mjekësisë estetike dhe pjesë prej vitesh e klinikës Vivia në Spitalin Amerikan, Dr. Ayran ndau me publikun këshilla dhe qasje profesionale për ruajtjen e bukurisë në mënyrë natyrale dhe të sigurt.

Gjatë intervistës, ajo theksoi rëndësinë e trajtimeve jo-invazive dhe qasjes holistike ndaj kujdesit estetik, duke theksuar se bukuria e vërtetë reflektohet përmes rezultateve që ruajnë natyralitetin dhe finesën.

“Qëllimi nuk është të ndryshojmë fytyrat, por t’i ndihmojmë njerëzit të ndihen më mirë me veten duke ruajtur origjinalitetin e tyre”, u shpreh Dr. Ayran.

Për të mësuar më shumë mbi këshillat e saj dhe trendet më të fundit në mjekësinë estetike, ndiqni emisionin e plotë "Epiqendër" në Ora News: