Aknet /Dr. Dorina Billa flet për trajtimet më efektive në klinikën Vivia të spitalit Amerikan
Dr. Dorina Billa, mjeke dermatologe në klinikën Vivia pranë Spitalit Amerikan, ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderuar nga gazetarja Sonila Musai në Ora News.
Në fokus të bisedës ishin aknet një problem i përhapur sidomos tek adoleshentët si dhe mënyrat më të avancuara për trajtimin e tyre.
Dr. Billa shpjegoi se ndryshimet hormonale gjatë pubertetit janë shkaktari kryesor i shfaqjes së akneve, por faktorë si stresi, dieta e pabalancuar dhe përdorimi i produkteve të gabuara për lëkurën mund ta përkeqësojnë gjendjen.
Ajo foli edhe për trajtimet moderne dhe efektive që ofrohen në klinikën Vivia, përfshirë terapitë dermatologjike të personalizuara, si dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar me lazer, që japin rezultate të dukshme pa dëmtuar lëkurën.
Për më shumë informacione dhe këshilla profesionale, ndiqni emisionin e plotë "Epiqendër" në Ora News:
