Aksident në Kurbin, makina përplas këmbësoren

Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në fshatin Gorre, Kurbin, ku një automjet ka përplasur një këmbësore.

E plagosura është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit, shtetasi F. C., është shoqëruar në komisariat.

“Rreth orës 12:00, në fshatin Gorre, shtetasi F. C., duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen L. M., këmbësore.

Shtetasja L. M. është transportuar në Spital, dhe është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.”, njofton policia.