Dr. Ornela Çela nga Spitali Amerikan: Kur duhet të shqetësohemi për rënien e flokëve?
Ornela Çela, mjeke dermatologe në klinikën Vivia pranë Spitalit Amerikan, ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër”, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai në Ora News.
Tema në fokus ishte rënia e flokëve, një shqetësim i shpeshtë gjatë stinës së vjeshtës.
Gjatë bisedës, Dr. Çela sqaroi se rënia e flokëve në këtë periudhë është një proces natyral, por theksoi edhe momentet kur ky fenomen kalon kufijtë normalë dhe duhet të na shqetësojë.
Ajo ndau gjithashtu këshilla të dobishme për kujdesin ndaj flokëve dhe rëndësinë e një diagnostikimi të saktë për të identifikuar shkakun e rënies –qoftë ai hormonal, ushqimor apo i lidhur me stresin.
Për më shumë këshilla profesionale dhe informacione rreth trajtimeve dermatologjike, ndiqni emisionin e plotë "Epiqendër" në Ora News:
