U inaugurua vetëm pak ditë më parë, shembet një pjesë e masivit shkëmbor në aksin Qukës-Qafë Plloçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2025, 13:11
Një pjesë e masivit shkëmbor ka rrëshqitur ditën e sotme si pasojë e shirave në aksin e ri nacional Qukës-Qafë Plloçë.
Për pasojë është bllokuar njëra prej tre korsive në këtë aks.
Bëhet e ditur se rrëshqitja për shkak të motit të keq që ka përfshirë juglindjes po vijon edhe në këto momente.
Aktualisht nuk ka bllokim të rrugës, ndërsa rekomandohet kujdes i shtuar për drejtuesit e automjeteve.
Kujtojmë se rruga Qukës-Qafë Plloçë u inaugurua vetëm disa javë më parë.