Përfshihet nga flakët banesa në Shënavlash, humb jetën 42-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2025, 15:33
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, Policia e Durrësit është njoftuar se në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe.
Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
