Nga vera direkt në dimër/ Pamje të mrekullueshme të dëborës së parakohshme që ka mbuluar Shishtavecin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2025, 13:06
Duket se vjeshta “ka harruar” në zonat e thella të Kukësit, pasi nga ditët e ngrohta të verës…. mëngjesi i sotëm i ka gjetur të mbuluar në dëborë.
Pamjet që shihni vijnë nga fshati i Shishtavecit, ku petku i bardhë i dëborës ka përqafuar të gjithë zonën. Një dimër i parakohshëm ky, por pamjet janë spektakolare.
Ndërkohë, deri më tani nuk raportohet për problematika të theksuara si pasojë e reshjeve, e nga ana tjetër borëpastrueset kanë nisur punën për lirimin e akseve dhe shmangien e bllokimeve.
