VAKANCA/ Asim Vokshi “thyen” Naureda Llagamin. Gjykata e Lartë e zgjedh anëtar të Kushtetueses, zë vendin e Holta Zaçajt
Gjykata e Lartë ka zgjedhur sot Asim Vokshin si kryetar të ri të Gjykatës Kushtetuese. Në përfundim të votimit, komisioni pasi verifikoi vlefshmërinë dhe numrin total të votave për secilin kandidat, konstatoi se:
Asim Vokshi – 6 vota
Naureda Llagami – 8 vota
Florian Ballhysa – 0 vota
Komisioni kontatoi gjithashtu edhe një fletë votimi të pavlefshme.
Në kushtet kur parashikimet ligjore përcaktojnë se shpallet fitues kandidati që merr 3/5 e votave të pjesëmarrësve, dhe në rastin e votimit të sotëm ku asnjë nga kandidatët nuk e arriti këtë prag, komisioni shpall fitues kandidatin e renditur të parin nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Në këto kushte, z. Asim Vokshi zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Vokshi do të zëvendësojë në Kushtetuese vendin bosh të lënë nga Holta Zaçaj. Anëtarët e tjerë që ishin në garë për këtë vakancë ishin Naureda Llagami dhe Florjan Ballhysa.
Më 17 shtator 2025, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) zhvilloi një mbledhje maratonë, ku mbylli procesin e verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave.
Sipas renditjes, anëtari i Gjykatës së Lartë Asim Vokshi i cili sot u zgjodh si i kryetar i Gjykatës Kushtetuese kryesoi listën me 89.5 pikë.
Pas tij u rendit Naureda Llagami, ish-kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e cila mori 89.3 pikë, me një diferencë minimale nga Vokshi.
Në vendin e tretë u pozicionua ish-Komisioneri Publik në procesin e vettingut, Florian Ballhysa, me 77.83 pikë.
Më tej, në listë u renditën edhe:
Alma Faskaj, ish-komisionere e Vettingut – 77.77 pikë,
Genta Bungo Tafa, ish-drejtuesja e KPK-së – 75.44 pikë,
Alban Toro, ish-anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor – 74.22 pikë.

