DEBATET E PLOTA/ Mazhoranca dhe opozita përplasen ashpër në Konferencën e Kryetarëve për mocionin me debat

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar me ngulm që të zhvillohet një mocion me debat në Kuvend këtë të enjte, lidhur me programin e qeverisë, e veçanërisht në fushën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kjo kërkesë është shqyrtuar gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, por është refuzuar nga mazhoranca.

Në fjalën e tij, Bardhi theksoi se kërkesa e Grupi Parlamentar të PD-së për zhvillimin e mocionit me debat është plotësisht e ligjshme dhe e përputhshme me rregulloren e Kuvendit. “Nuk është caktuar seanca për këtë të enjte, dhe kërkojmë që ky mocion të zhvillohet pikërisht këtë ditë,” tha ai, duke shtuar se ky debat është një mundësi e rëndësishme për të diskutuar aspiratën e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian

Bardhi e akuzoi mazhorancën se po shmang debatin dhe transparencën lidhur me politikën e integrimit evropian. “Mazhoranca i shmanget debatit dhe transparencës për qeverinë, duke refuzuar kërkesën për mocion,” theksoi ai, duke kërkuar që Konferenca e Kryetarëve të vendosë menjëherë për zhvillimin e këtij mocioni.

Në një moment të fjalës së tij, Bardhi iu drejtua mazhorancës duke u shprehur: “Keni qenë ju që keni bertitur në Kuvend se opozita nuk do debat. Sot jeni ju që po e faktoni se kush nuk do debat, kush nuk ka një bilanc për t’u përballur në debat, kush nuk ka një program të qartë për atë që e keni shpallur si prioritet, pra anëtarësimin në BE.” Ai e cilësoi këtë refuzim të mocionit si një shenjë të frikës nga përballja me opozitën dhe mungesës së një bilanci konkret për realizimin e premtimeve.

Bardhi e mbylli fjalën e tij me një kritikë ndaj bilancit të qeverisë, duke thënë: “Bilanci i vetëm i qeverisë është ku do të udhëtojnë për takime, kujt do t’i japin leje ndërtimi, cili është koncesioni i radhës apo cilat para do të vidhen.” Ai theksoi se këto janë prioritetet e qeverisë dhe jo procesi i integrimit evropian, për të cilin mazhoranca nuk ka një plan të qartë.

DEBATET E PLOTA

Gazment Bardhi: Konferenca e Kryetareve nuk vlereson permbajtjen e kerkeses për mocion. Konfernca vendos vetem daten. Kerkesa eshte konforme rregullores dhe ka nje pike. Aspiraten e shqiperise per ne bashkimin europian. Keni qene ju qe keni bertitur ne Kuvend se opozita nuk don debat.

Sot jeni ju qe po e faktoni se kush nuk don debat, kush nuk ka nje bilanc per tu perballur ne debat, kush nuk ka nje program te qarte per ate qe e keni shpallur priorit pra antaresimin ne BE. Nga njera ana bertisni se kemi krijuar jo normalitet ne kuvend nga ana tjeter refuzoni debatin.

Bilanci i vetem i qeverise eshte ku do te udhetojne per takime, kujt do ti japin leje ndertimi, cili eshte koncensioni i radhes apo cilat para do te vidhen.

Taulant Balla: Kuvendi i Shqiperise ka percaktuar nje sere mekanizmash ne funksion te deputeteve/ grupi deputetesh apo Grupi Parlamentar per te ushtruar mbikeqyerje te ekzekutivit.

Jo pa shkak Kuvendi ka percaktuar ne nenin 98 mocionin per nje arsye te vecante dhe konkrete. Duke qene se kerkohet mirekuptim, do te keni gjithmone mirekuptimin tone.

E lexova mocionin ne te cilin ka 6 super çeshtje, ku ne secilen ka shume nenceshtje. Rregullorja thote nje ceshtje. Ne kerkese ju caktoni disa makro ceshtje.

Mjafton dy ceshtjet e para qe listoni te cilat peefaqesojne dy superceshtje te medha me shume nen ceshtje. Ceshtjen kater kerkoni integritetin e ministrave dhe me pas vazhdon me kriminalizimin e politikes shqiptare. Pra z. Kryetar jemi para nje kerkese qe nuk respekton as ne form as ne permbajtje percaktimet e detyrueshme te nenit 98 te Rregullores se Kuvendit. Ne te kaluaren kemi bere debat dhe jemi dakordesuar qe te hartohet mocioni per nje ceshtje te caktuar.

Dy jave pas seances se diskutimit te programit te qeverise dhe perberjes ne e quajme pike te ezauruar. Kerkesa per mocion per debat ka 6 super ceshtje dhe asnje ceshtje te vecante. Jeni te mirepritur ta risillni te modifikuar vetem ne nje ceshtje.

Nuk e thote rregullorja qe ne seancen me te pare te diskutohet mocioni, por brenda 30 diteve nga depozitimi.

Tedi Blushi: Mocioni me debat eshte "pasqyra" e deshtimeve, korrupsionit dhe inkriminimit te Qeverise dhe Edi Rames. Nuk mund ti mohoni opozites mekanizmat e saj kushtetues. Po prishni debatin, po shkaterroni parlamentarizmin, po shkelni Kushtetuten! Frika juaj eshte tmerri nga aferat qe mbani mbi supe.

Refuzimi i kerkeses per mocion nga mazhoranca, perpjekje per te zhbere nje tjeter te drejte kushtetuese te opozites! Pranoni debatin dhe perballjen me opoziten dhe mos u shmangni me procedure Po vijoni te shkelni kushtetuten dbe te thelloni paligjshmerine.

Po tentoni ta ktheni parlamentin ne mauzole, ku te kete vec mumje qe nuk flasin dhe ku te prezantohen vec mendimet e fantazmave si "Diella"! Ndalni provokimet ndaj opozites! Refuzimi i mocionit eshte deshmia se dhe seancen e votimit te Qeverise dhe programit e prishet ju qellimisht sepse i trembeni debatit