“I ka larë duart nga politika”/ Baçi: Erion Veliaj do dënohet, mbi të rëndojnë disa çështje

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi komentoi sot mbi fatin politik të ish-kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

I ftuar në A2CNN, Baçi tha se Veliaj është një përsonazh aksidental në politikë dhe se me akuzat e ngritura ndaj tij, i ka larë duart nga politika.

Baçi ndau edhe qëndrimin e tij lidhur me çëshjtet mbi të cilat do të jepet një vendim për dënimin e Velialt, teksa listoi edhe disa dosje që rëndojnë ndaj tij ende pa akuzë.

“Erion Veliaj nuk është si Fatos Nano, është kilometra larg. Ai është aksidental në politikë, nga servilizmi i një organizate që drejtonte dhe nën hijen e Ramës u bë kryetar bashkie. Absolutisht i ka larë duart nga politika. Do të dënohet. Rama po i bën një nder shumë të madh në fakt. Ne kot themi që po e sulmon Rama. Veliaj do të dënohet dhe do të kalojë pak kohë në burg. Arsyeja është se Erion Veliaj nuk po dënohet për atë që duhet të dënohet, për korrupsionin, për vjedhjen, për inceneratorin, për 5D.

“I ka larë duart nga politika”/ Baçi: Erion Veliaj do

Gjykimit të tij i është dhënë një drejtim krejt ndryshe nga ai që duhet të ishte në fakt. Prandaj, çdo dënim që do të marrë, do e marrë për ato pseudoakuza. Nuk ka në dosje asgjë nga ato për të cilat duhet të ishte Veliaj në burg. Parë nga ky këndvështrim, edhe lëvizja për në Gjykatë Kushtetuese do të ketë një fund: një dënim për Erion Veliajn me pak kohë burg, pa u dënuar për atë që duhet të jetë.

Më pas, një rikthim i tij, jo në politikë, por diku si vlerësim për atë që bëri për partinë. Para dy vitesh, u dënuan në Fier dy mjeranë të bashkisë pëinceneratorin. Një ish-nënkryetar, që nuk ishte autori kryesor i inceneratorit. 6 muaj para se të arrestohej, e hoqën nga nënkryetar dhe e bënë drejtor të Albpetrolit. Aty bëri ca lekë dhe pastaj bëri një vit burg. Sot ka dalë dhe e vetmja punë që bën është që i jep “like” Partisë Socialiste”,-tha Baçi.